Lajme

Arrestohet një person, dyshohet se mori kredi me dokumente false

11/27/2024 15:20
nga:G B

Një person është arrestuar sot nga policia në Prishtinë, pasi dyshohet për mashtrim me dokumente false.

Rasti ishte raportuar që në mars, kur u zbulua se i dyshuari kishte siguruar kontrata pune të falsifikuara për tre persona.

Së bashku ata kishin arritur të mashtrojnë një bankë duke marrë kredi.

Policia po vazhdon hetimet, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.