Lajme

Maqedonci: 4 korriku ngjarja në luftën për liri, kontribues edhe për Kosovën

07/04/2024 17:26
nga:G B

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, në prag të 248-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-ve, ka thënë se 4 korriku s`mbetet veç si ngjarja në luftën për liri, por edhe kontribues për pavarësinë e Kosovës.

“Pikërisht për efektin zingjiror që pati 4 korriku si ngjarje në luftën për lirinë, të drejtat e barazinë ashtu siç i njohim sot si pararendëse e Deklaratës së të Drejtave të Njeriut duke mos u kufizuar thjesht brenda territorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por dhe si kontribues direkt në pavarësinë e shteteve tjera si në rastin e Republikës së Kosovës, do të jemi gjithmonë falënderues si komb për rolin e pazëvendësueshëm të ShBA-së në arritjet tona, andaj këtë ditë i bashkohemi festës së popullit amerikan, partnerit tonë të përhershëm“, ka shkruar Maqedonci.

Tutje ai ka thënë se revolucioni amerikan do të mbetet në historinë e njerëzimit, si ngjarje që nxiti lëvizjet e mëvonshme anti-kolonialiste, i dha guxim popujve për të vetëvendosur fatin e tyre, e për të zgjedhur llojin e qeverisjes që duan.