Festa e titullit kampion shtyhet së paku deri nesër në Gjermani.
FC Bayern humbi 1: 2ndaj FSV Mainz 05, shkruan GazetaBlic.
Jonathan Burkardt në minutën e 3’të dhe Robin Quaison në minutën e 37’të shënuan për nikoqirët.
Robert Lewandowski shkurtoi shifrat në 1: 2 në minutën e fundit.
Pas ndeshjes, Neuer nuk ishte i kënaqur, sidomos me paraqitjen e pjesës së parë.
“Nuk mundemi të mendojmë që të hyjmë në fushë në këtë mënyrë dhe të fitojmë ndeshjen”, tha ai.
“Skuadra nuk ishte e befasuar nga Mainz, sepse e dinim që ishin shumë të motivuar”, shtoi ai.
“Por, ne kemi menduar në një ndeshje ndryshe dhe në pjesën e parë kemi bërë paraqitje shumë të dobët”, përfundoi Manuel Neuer.
/GazetaBlic/


