Sporti

Mankenda e nis mbarë tek Liepaja, shënon në debutim

06/27/2022 20:08
nga:L J

Ish futbollisti i Prishtinës, Gauthier Mankenda e ka nisur mbarë aventurën në Letoni tek skuadra e FK Leipajas.

Mankenda ka luajtur sot në kampionatin letonez me ekipin e tij FK Liepaja në ballafaqimin ndaj Super Nova, shkruan GazetaBlic Sport.

Liepaja e fitoi këtë duel me rezultatin e pastërt 2-0.

Në këtë duel ku debutoi, Mankenda arriti edhe golin me skuadrën e re.

Ai shënoi golin e dytë për të siguruar tre pikët për Liepajan.

Kujtojmë se FK Liepaja është kundërshtari i SC Gjilanit në kualifikimet e Conference League.

/GazetaBlic Sport