Sporti

Mane tek Al Nassr, marrëveshja gjithnjë e më afër

07/26/2023 15:18
nga:Mergim Rreci

Sadio Mane është shumë pranë transferimit te Al Nassr në Arabinë Saudite, klubi ku luan Cristiano Ronaldo dhe Marcelo Brozovic.

Përfaqësuesit e klubit saudit dhe agjencisë së konsulencës së Mane, do të ulen në një tryezë për të diskutuar kushtet e përgjithshme të transferimit.

Gazeta gjermane “Bild” raporton duke sqaruar se për lojtarin senegalez që mbërriti te Bayern Munich sezonin e kaluar, nuk është i pashitshëm për bavarezët.