Sporti

Mane: Po kaloj kohë të vështirë, por kurrë nuk dyshoj në vetvete

04/21/2021 18:32
nga:L J

Sulmuesi i Liverpoolit, Sadio Mane ka thënë se forma e tij jo e mirë këtë stinor e ka bërë atë që të vuaj pak, por që po stërvitet shumë që të rikthehet në formë.

Mane në këtë stinor për Liverpoolin ka shënuar 8 gola dhe ka dhënë 5 asistime për bashkëlojtarët, shkruan GazetaBlic Sport.

Për formën e tij ai ka folur për faqen zyrtare të Liverpoolit.

“Është një kohë vërtetë e vështirë për mua, duhet ta pranojmë, por është pjesë e futbollit dhe unë tashmë di këtë, kështu që po merrem me formën time dhe po përpiqem të punoj sa më shumë për të ndihmuar ekipin”, ka deklaruar Mane.

“Disa vjet më parë, mbase do të shqetësohesha pak më shumë, por tani kam më shumë përvojë dhe di pak më shumë për futbollin, kështu që e di se si është kjo është e përkohëshme”, vazhdoi sulmuesi i Liverpool.

“Është hera ime e parë që po ballafaqohem me këtë problem, por, të them të drejtën, kurrë nuk dyshoj në vetvete“,përfundoi Mane.

/GazetaBlic Sport.