Rikthimi i Ronaldos në Old Trafford nuk ka shkuar ashtu siç portugezi kishte menduar.
Pas një gjysmë sezoni me ‘Djajtë e Kuq‘, Ronaldo po mendon largimin nga Unitedi, shkruan GazetaBlic Sport.
Nga mediat britanike raportohet se Ronaldo ka kontaktuar me agjentin e tij për t’i kerkuar largimin nga skuadra e Rangnick.
“Mirror” pretendon se United është i gatshëm ta lërë të lirë portugezin. Ronaldo pritet të largohet nëse skuadra nuk kualifikohet në Champions League.
Destinacioni i ardhshëm i tij ende është i paqartë.
/GazetaBlic Sport.


