Manchester United po konsideron një blerje të mbrojtësit të Lille, Sven Botman, sipas Football Insider.
Milani mendohej se do të kryesonte garën për 25-vjeçarin, i cili do të jetë i disponueshëm për rreth 25 milionë funte (31 milionë dollarë) këtë verë, përcjell GazetaBlic Sport.
United ende mund të hyjë për të siguruar nënshkrimin e Botman-it, me Erik ten Hag që raportohet se e ka në mesin e futbollistëve që dëshiron t’i transferojë në “Old Trafford”.



