Sporti

Manchester United nuk fiton dot, barazon me Bournemouth

04/13/2024 20:39
nga:Mergim Rreci

Barazim 2-2 në Bournemouth-Manchester United. Vendasit kaluan dy herë në avantazh, por në të dy rastet reagoi kapiteni Bruno Fernandes.

Dominic Solanke dhe Justin Kluivert realizuan për Bournemouthin, ndërkohë që portugezi Fernandes shënoi dy herë për “Djajtë e Kuq”. Të dytin me penallti.

Pika nuk i shërben skuadrës së Ten Hag, që mbetet në vendin e shtatë me 50 pikë, duke qenë 10 pikë larg zonës Champions.