Sporti

Manchester United nuk e ka plotësuar kërkesën e Ten Hag, nuk u transferua asnjë nga futbollistët e kërkuar nga trajneri

08/11/2022 09:48
nga:Mergim Rreci

Menaxheri i ri i Manchester United, Ten Hag, i ka kërkuar bordit që të nënshkruajë me pesë lojtarë gjatë merkatos së verës, por zyrtarët e skuadrës nuk kanë transferuar asnjë nga ata lojtarë.

Sipas Manchester Evening News, trajneri holandez kërkoi nënshkrimet e Erling Haaland, Christopher Nkunku, Konrad Laimer, Julian Alvarez dhe Josko Gvardiol, por këto kërkesa nuk u plotësuan, përcjell GazetaBlic Sport.

United deri më tani ka siguruar Tyrell Malacia, Christian Eriksen dhe Lisandro Martínez. Është siguruar edhe Adrien Rabiot, por ende nuk është firmosur.

/GazetaBlic Sport/