Manchester United do të bashkëpunojë me policinë për të identifikuar tifozët që hapën një derë me forcë në Old Trafford para se të pushtonin fushën në protestat që detyruan anulimin e derbit të Premier League kundër Liverpool.
United tha se nuk do të kërkojë ndëshkime për ata tifozë që protestuan paqësisht, duke përfshirë edhe ata jashtë stadiumit, shkruan GazetaBlic Sport.
“Kur shumë tifozë dëshironin të ushtronin të drejtën e tyre për të protestuar dhe shprehur mendimin e tyre në mënyrë paqësore, disa kishin ndërmend të prishnin përgatitjet e ekipit dhe vetë ndeshjen“, shkruhet në komunikaten e Manchester United.
“Klubi nuk ka dëshirë të shohë protestues paqësorë duke u ndëshkuar, por do të punojë me policinë për të identifikuar ata që janë përfshirë në veprimtari kriminale dhe gjithashtu do të lëshojë sanksione në lidhje me tiketat për ndeshjet e Unitedit për personat e dhunshëm në protestë”, reagon klubi anglez
“Pas thyerjes së barrierave të sigurisë në ndërtesë, disa protestues hynënë fushë me forcë, përpara se të hapnin një derë të jashtme që i linte të tjerët të kalonin në fushë.” thuhet në komunikatën e klubit anglez.
Ndeshja me Liverpoolin është shtyer për një datë tjetër.
/GazetaBlic Sport/


