Sporti

Manchester United kërkon shërbimet e Joao Felix

07/13/2023 14:56
nga:Mergim Rreci

Manchester United po sheh një transferim të mundshëm të Joao Felix. Kartoni i portugezit zotërohet nga Atletico e Madridit, por lojtari po kërkon një rikthim në Premier League.

Në gjysmën e sezonit të fundit Felix u aktivizua tek ekipi i Chelsea-t, por pa lënë gjurmë me këtë skuadër. Manchester United nga ana e tij prej kohësh e ka monitoruar situatën e futbollistit që nuk ka pasur stabilitet me formën e treguar.

Për sulmuesin ka dhe klube të tjera që janë të interesuara për 23-vjeçarin. Newcastle United dhe Aston villa duan të hapin.