Sporti

Manchester United interesohet për Myles Lewis-Skelly

08/11/2026 18:57
nga:Mergim Rreci

Manchester United është gati të bëjë një lëvizje për talentin e Arsenalit, Myles Lewis-Skelly, por klubi anglez e konsideron shumë të lartë çmimin e kërkuar nga “Topçinjtë”.

Sipas gazetarit Samuel Luckhurst, Arsenali po kërkon një shumë që i afrohet 60 milionë funteve për 19-vjeçarin, ndërsa më herët ishte raportuar për një vlerë rreth 45 milionë funte.

Lewis-Skelly shihet nga Manchester United si një alternativë për krahun e majtë, veçanërisht pasi klubi po has vështirësi në tentativën për të transferuar Lewis Hall nga Newcastle.

Arsenali është i gatshëm të dëgjojë oferta për lojtarin, ndërsa edhe Chelsea është informuar për mundësinë e transferimit të tij. E ardhmja e Lewis-Skelly në “Emirates” mbetet kështu e pasigurt, pavarësisht se ai është një produkt i akademisë së klubit.

/GazetaBlic Sport/