Sporti

Manchester United ia ofron 45 milionë euro Interit për Onanën, ende nuk ka asnjë marrëveshje

07/05/2023 10:41
nga:Lorik J

Manchester United ka bërë një ofertë prej 45 milionë eurosh për të nënshkruar me portierin e Interit, Andre Onana, por Nerazzurrët duan 60 milionë euro.

Sky Sport Italia pretendon se Djajtë e Kuq kanë bërë një ofertë prej 45 milionë euro për të nënshkruar me portierin kamerunas.

Inter do 60 milion euro për Onanën, andaj ende nuk ka asnjë marrëveshje në këtë fazë.

Onana iu bashkua Interit në një transferim të lirë nga Ajax verën e kaluar dhe kontrata e tij në Stadio Meazza skadon në qershor 2027.

/GazetaBlic Sport