Sporti

Manchester United i bashkohet garës për Joshua Zirkzee

01/16/2024 17:38
nga:Mergim Rreci

Manchester United thuhet se ka pasur tashmë bisedime fillestare me Bologna-n për sulmuesin Joshua Zirkzee, i cili kërkohet edhe nga Arsenali, Interi , Milani , Juventusi dhe disa skuadra të tjera.

Bayern Munich ka të drejtën për 40 për qind të tarifës së shitjes, por edhe një opsion për ta rikthyer atë në bazë për 40 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Sidoqoftë, Sky Sports Deutschland pretendon se Bayern nuk ka ndërmend ta aktivizojë atë, kështu që një shitje ka të ngjarë në fund të sezonit.

I njëjti burim gjithashtu thekson sot se Manchester United e ka vendosur Zirkzee në listën e dëshirave dhe tashmë ka zhvilluar bisedime paraprake me Bologna.

22-vjeçari tashmë është lidhur shumë me Arsenalin në Premier League, plus skuadrat e Serie A, Milan, Juventus dhe Inter.

/GazetaBlic Sport/