Sporti

Manchester United heqë dorë nga Erling Haaland

01/21/2022 12:23
nga:E K

Manchester United ka hequr dorë nga gara për transferimin e Erling Haaland.

“ESPN” raporton se skuadra angleze është larguar nga gara për të nënshkruar me norvegjezin pasi ky i fundit ka për synim të luajë në Real Madrid, shkruan GazetaBlic Sport.

Media të shumta ndërkombëtare raportojnë se Real Madrid është afër një marrëveshje me sulmuesin e ri norvegjez, kurse kalimi i tij në “Santiago Bernabeu” pritet të ndodhë gjatë verës së këtij viti.

/GazetaBlic Sport/