Ka përfunduar ndeshja Manchester United – Leicester City.
Mysafirët kanë triumfuar me rezultat 1 me 2, shkruan GazetaBlic.
Ishte një ndeshje shumë e rivalizuar deri në momentet e fundit.
Pjesë e parë ishte shumë dinamike, atje ku dy golat e parë u shënuan brenda 15′ minutave.
Luke Thomas shënoi në minutën e 10’të për epërsinë e skuadrës mysafire, por vetëm pas pesë minutave, Masson Greenwood barazoi shifrat në 1 me 1.
Golin e fitores për Leicesterin e realizoi Soyuncu C në minutën e 66’të.
Humbja e sontme e Manchester United e bën Manchester Cityn edhe zyrtarisht kampion.
/GazetaBlic/


