Sporti

Manchester United afër arritjes së marrëveshjes për Eriksen

06/23/2022 12:10
nga:E K

Manchester United është afër të gjejë marrëveshjen me Brentford për Christian Eriksen.

Djajtë e Kuq” po e presin përgjigjjen finale nga skuadra e Brentfordit për mesfushorin danez, shkruan GazetaBlic Sport.

Sipas raportimeve nga Romano, Spurs janë të fokusuar në lojtarë të tjerë dhe nuk kanë bërë ofertë për ish lojtarin e tyre.

Kujtojmë se Eriksen u transferua vitin e kaluar në Brentford pasi në Inter nuk arriti të luante për shkak të rregulloreve të Serie A, pas ‘aksidentit’ që i ndodhi në Kampionatin Evropian.

/GazetaBlic Sport/