Sporti

Manchester City synon transferimin e Enzo Fernandez

04/23/2026 17:01
nga:Mergim Rreci

Manchester City po përgatitet për një verë shumë aktive në merkato, duke synuar afrime të mëdha që mund të tronditin futbollin europian.

Sipas raportimeve të fundit, drejtuesit e City-t kanë vendosur të forcojnë ndjeshëm skuadrën, veçanërisht në mesfushë dhe në repartin ofensiv, transmeton GazetaBlic Sport.

Një nga emrat më të përfolur është mesfushori i Chelseat, Enzo Fernandez, i cili shihet si një përforcim ideal për stilin e lojës së trajnerit Pep Guardiola.

Argjentinasi, kampion bote, vlerësohet për aftësinë e tij për të kontrolluar ritmin e lojës dhe për të ndërtuar aksione nga thellësia, cilësi që i përshtaten filozofisë së City-t. Edhe pse Chelsea nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë, një ofertë e madhe financiare mund të ndryshojë situatën.

/GazetaBlic Sport/