Sporti

Manchester City shpreson që Bernardo Silva do të rinovojë kontratën

08/21/2022 11:27
nga:E K

Manchester City dëshiron që me çdo kusht Bernardo Silva të qëndrojë në ‘Etihad’.

Thashethemet vazhdojnë të qarkullojnë në lidhje me të ardhmen e Bernardos te Manchester City.

Barcelona dhe PSG janë lidhur shumë me afrimet për 28-vjeçarin edhe pse, duket se ai do të qëndrojë në ‘Etihad’ – të paktën në afat të shkurtër.

Ai shihet si një anëtar kyç i skuadrës në Manchester dhe ata do t`i ofrojnë portugezit një kontratë të re afatgjate për të paralajmëruar njëherë e përgjithmonë çdo kërkues të mundshëm.

‘Daily Star’ pretendon se Pep Guardiola dhe drejtuesit e klubit janë të gatshëm të dyfishojnë kontratën e Silvës prej 150,000 funte në javë.

Mbetet të shihet nëse mesfushori do të pranojë ofertën e kampionit anglez.