Sporti

Manchester City merr fitore të madhe ndaj Bournemouth, shumë pranë kualifikimit në Ligën e Kampionëve

05/20/2025 22:55
nga:Mergim Rreci

Manchester City ka siguruar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Bournemouth.

‘Qytetarët’ triumfuan me shifrat 3 me 1 në ‘Etihad Stadium’, shkruan GazetaBlic Sport.

Marmoush, Bernardo Silva dhe Gonzales shënuan golat e fitores për skuadrën e Pep Guardiolës, e cila i mundëson ngjitjen në vendin e tretë, pozitë kjo që dërgon në Ligën e Kampionëve.

Në xhiron e fundit, City luan ndaj Fulham në Londër.

/GazetaBlic Sport/