Sporti

Manchester City kërkon shërbimet e talentit të Brighton, Evan Ferguson

09/06/2023 15:32
nga:Mergim Rreci

I fortë fizikisht, i shpejtë dhe i “ftohtë” para porte. Ky është profili i talentit 18-vjeçarit të sulmit, të “pulëbardhave” të Brighton, Evan Ferguson, me irlandezin, që deri më tani ka shënuar plot 4 gola, në 4 sfidat e para të Premier League.

Performanca të tilla e kanë vënë irlandezin në “radarët” e “gjigandëve” të Premier League, me “qytetarët” e Manchester City, të cilët duket se nuk mjaftohen me “vikingun” Erling Haaland, në majën e sulmit dhe kërkojnë një tjetër “përbindësh” për repartin ofensiv.

Ferguson pëlqehet shumë nga tekniku Pep Guardiola dhe me një vlerë kartoni prej 30 milionë eurosh, nuk do të ishte habi nëse iralndezi firmos me “qytetarët” që në merkaton e dimrit, duke ia sjellë teknikut spanjoll, si një “dhuratë” për festat e fundvitit.