Objektivi i ri në merkaton për Manchester City-n quhet Eberechi Eze. Pasi kaloi një sezon fantastik me Crystal Palace dhe impresionoi edhe me Anglinë në Euro 2024, pavarësisht minutazhit të paktë, sulmuesi anësor ka përfunduar në radarët e kampionëve në fuqi të Anglisë.
The Citizens po vlerësojnë opsionet, pasi Kevin de Bruyne është pranë një kalimi në Arabinë Saudite dhe Eze pëlqehet shumë dhe nga Pep Guardiola.
26-vjecari ka një kontratë me Crystal Palace deri në vitin 2027, por një klauzolë prej 60 milionë paundësh. Një shumë e tillë nuk paraqet problem për Skyblues, pasi edhe në të kaluarën kanë siguruar afrime me shuma me larta në merkato.
Eze luan si anësor i majtë, por mjaft mirë mund të aktivizohet edhe pas sulmuesit të qendrës. Rendimenti i tij në sezonin e kaluar ishte i jashtëzakonshëm dhe nuk është habi që Man.City po troket në derën e londinezëve të Crystal Palace.
26-vjecari shënoi 11 gola dhe dhuroi 4 asiste vjet në Premier League, teksa ishte pjesë e një partneriteti të frikshëm në sulm përkrah Jean-Phillipe Mateta dhe Michael Olise që firmosi me Bayern Munchen.
Rënia e performancës së Jack Grealish në krahun e majtë ka shtyrë Man.City të mendojë për një alternativë dhe Eberechi Eze paraqet një mundësi të shkëlqyer edhe për të spikatur me futbollin e Guardiolës.
I aftë për të dribluar në zona të ngushta, për të avancuar me topin në metrat e fundit dhe për të dalë me sukses në duelet një-kundër-një me mbrojtësit dhe për të treguar efikasitet dhe para portës, Eze do të ishte një transferim ideal për Manchester City. Që më ndërhyrjet në merkato po paralajmëron qartazi që titullin e Premier League do ta kenë të vështirë t’ia rrëmbejnë nga duart.


