Man City ka reaguar pasi një panel i pavarur i Premier League e shpalli klubin fajtor për shkelje të rënda dhe afatgjata të rregullave financiare. Kampionët anglezë kanë hedhur poshtë gjetjet e panelit, duke këmbëngulur se janë të pafajshëm dhe do të ndjekin të gjitha mundësitë ligjore në dispozicion.
“Manchester City FC është njëkohësisht i zhgënjyer dhe i habitur nga opinioni i Komisionit të Premier Leagues, i cili u publikua sot. Klubi është i pafajshëm për akuzat e ngritura nga Premier League dhe ekziston një sërë e gjerë provash të pakontestueshme që mbështesin të gjitha qëndrimet e tij lidhur me këtë çështje. Prandaj, Klubi do të veprojë me vendosmëri dhe, kur të jetë e nevojshme, në mënyrë proaktive, në të gjitha instancat përkatëse rregullatore dhe ligjore.
Procesi i Premier League-s është ende në vazhdim dhe ka elemente të rëndësishme që nuk kanë përfunduar ende. Manchester City FC tani do të ndjekë rrugët e apelit që i ofrohen, me argumentin se opinioni përmban gabime të qarta materiale – qoftë ligjore, parimore apo faktike – dhe se nuk është i bazuar në mënyrë të qëndrueshme.
Klubi e ka respektuar me përpikëri procesin e rregullt ligjor për tetë vite, duke u nisur nga besimi se Bordi dhe ekipi drejtues i Premier Leagues do të vepronin si një rregullator i pavarur, i paanshëm dhe objektiv, i lirë nga ndikimet e njëanshme.
Është e qartë se Klubi është i kufizuar në atë që mund të deklarojë më tej, derisa të përfundojnë të gjitha procedurat e ardhshme”, shkruhet në deklaratë.
Klubi shtoi se e kishte ndjekur procedurën për tetë vjet, duke pritur që Premier League të vepronte si një “rregullator i pavarur, i paanshëm dhe i drejtë, i lirë nga ndikimi partiak”.
City nuk donte të komentonte më tepër për rastin derisa të përfundoheshin të gjitha procedurat.
/GazetaBlic Sport


