Sporti

Manchester City e deklason Bayernin, së bashku me Interin bëjnë hapin e madh drejt gjysmëfinales

04/11/2023 22:52
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sontme në Ligën e Kampionëve.

Manchester City e ka deklasuar Bayern Munich, duke triumfuar me rezultat 3 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një paraqitje fantastike nga skuadra angleze, me Rodrin, Silvan dhe Haaland që shënuan golat e fitores.

Kjo mund të jetë edhe një fitore që e dërgon tutje skuadrën e Pep Guardiolas, sepse do të jetë shumë e vështirë që gjermanë ta përmbysin rezultatin në ndeshjen kthyese.

Fitore shumë të rëndësishme ka siguruar edhe skuadra e Interit në Portugali ndaj Benficas. Rezultati përfundimtar atje ishte 0 me 2, me italianët që tashmë me një këmbë janë në gjysmëfinale.

Barella dhe Lukaku shënuan golat e fitores për skuadrën e drejtuar nga Simone Inzaghi.

/GazetaBlic Sport/