Sporti

Manchester City do t’i paguajë kompensim Chelseat për Enzo Marescan

06/04/2026 12:57
nga:L J

Manchester City do të duhet t’i paguajë Chelseat një tarifë kompensimi për të emëruar Enzo Marescën si trajnerin e tyre të ri, raporton Sky Sports.

Italiani shihet si një pasardhës i mundshëm i Pep Guardiolës në krye të klubit.

Trajneri fillimisht mori drejtimin e Leicesterit përpara se të merrte drejtimin e Chelseat.

Megjithatë, koha e tij në Stamford Bridge rezultoi jetëshkurtër dhe e pasuksesshme, pasi u shkarkua nga skuadra e parë në janar pas një sërë rezultatesh të dobëta.

/GazetaBlic Sport