Nga Manastiri i Deçanit kanë bërë të ditur se shpresojnë që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, më në fund t’u sjellë një fletë kadastrale që dëshmon se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për kthimin e tokës në Manastir është zbatuar.
Manastiri njoftoi në Twitter se Kisha Ortodokse Serbe në Kosovë është e hapur për dialog.
“Kisha jonë është e hapur për dialog, por jo për ndërhyrje politike të liderëve të Kosovës në Vendimin e Gjykatës Kushtetuese nga viti 2016. Dyert e manastirit tonë janë të hapura për të gjithë dhe shpresojmë që kryeministri Kurti më në fund të na sjellë letrën kadastrale që vërteton zbatimin e vendimit të gjykatës”, thuhet në njoftimin e manastirit
Nis sekuestrimi i disa villave në Brezovicë


