Lajme

Manaj: LDK përherë e ka pasur gruan në fokusin e politikave të saj programore

12/19/2024 14:08
nga:Y I

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së nga Istogu, Shkëmb Manaj, ka ndarë pamje nga takimi që kryetari i LDK-së, Abdixhiku, ka zhvilluar me gratë dhe zonjat e kësaj partie.

Manaj tha se programi qeverisës i LDK-së e vlerëson rolin e gruas gjithëpërfshirës.

Ai thekson se LDK-ja e ka patur gjithmonë gruan në fokusin e politikave programore dhe ka vlerësuar rolin e saj në zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Manaj ka ndarë pjesë nga programi i LDK-së për fuqizimin ekonomik të grave, raporton “Gazeta Blic”.

Postimi i plotë:

Programi qeverisës i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministrit në ardhje Lumir Abdixhiku, e vlerëson rolin e gruas gjithëpërfshirës, në të gjithë sektorët, në zhvillimin ekonomik, social dhe politik të vendit, duke i kushtuar vëmendje të veçantë barazisë gjinore dhe fuqizimit të grave:

Fuqizimin ekonomik të grave

– Rritjen e mundësive për punësimin e grave përmes programeve për zhvillimin e aftësive profesionale dhe mbështetjes për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të udhëhequra nga gra.
– Sigurimin e barazisë në paga dhe kushte të punës.

Përfaqësimin politik dhe vendimmarrjen
– Rritjen e përfaqësimit të grave në institucionet publike dhe private.
– Zbatimin e kuotave gjinore në nivele të ndryshme të qeverisjes dhe administratës publike.

Arsim dhe zhvillim personal
– Investimin në arsimimin e vajzave dhe grave për të ulur hendekun gjinor në sektorë me rëndësi strategjike.
– Mbështetjen e grave në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.

Shëndeti dhe mirëqenia sociale
– Përmirësimin e shërbimeve shëndetësore të dedikuara për gratë.
– Ndihmën për gratë viktima të dhunës në familje përmes strehimoreve dhe shërbimeve mbështetëse.

Avancimin e rolit të grave në shoqëri
– Promovimin e barazisë gjinore si vlerë shoqërore përmes fushatave vetëdijësuese dhe ligjeve që mbrojnë të drejtat e grave.

Avancimin e rolit të gruas në drejtësi, diplomaci, mbrojtje, siguri, kulturë e sport.

LDK përherë e ka pasur gruan në fokusin e politikave të saj programore dhe ka vlerësuar rolin e saj në zhvillimin e shtetit të Kosovës!
Bëhu pjesë e ndryshimit!