Nusret Pllana, autor i disa librave që dokumentojnë krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë, ka thënë se elita politike kosovare duhet të merret me Serbinë.
“Është e paarsyetueshme. Në vend që të merremi me Serbinë sepse kriminelët shëtitën në sytë tanë ne merremi me njëri tjetrin. Po bëhen politika të mahallave”, ka thënë Pllana, njofton Klan Kosova.
“Mallkuar qofshin sepse nuk kanë qenë të ndërgjegjshëm ndaj luftës së UÇK-së që është e pastër dhe kristal. Sot në Hagë tallen me neve dhe luftëtarët e UCK-së, ndërsa kriminelët [serbë] shëtitën të lirë. Nuk dua të hyjë në çështje politike. Gjaku I derdhur nuk politizohet. Është përgjegjësi historike e pozitës dhe opozitës”.