Sporti

Malisheva – Prishtina, formacionet zyrtare

11/01/2023 12:39
nga:Mergim Rreci

Superliga e Kosovës vjen me tre ndeshje shumë interesante sot.

Vëmendja kryesore do të jetë tek ndeshja mes Ballkanit dhe Dritës, një ndeshje që pritet të jetë spektakolare, shkruan GazetaBlic Sport.

Këto janë edhe dy skuadrat më të mira në vitet e fundit në futbollin kosovar, duke thënën ‘fjalën kryesore’.

Momentalisht, Ballkani është në vendin e parë me 26 pikë, Drita është në vendin e dytë me 22 pikë.

Interesant pritet të jetë edhe në takimin mes Malishevës dhe Prishtinës, dy skuadrave që kanë bërë ndryshime në postin e trajnerit.

Ja formacionet zyrtare:

Malisheva: Gashi; Pira, Kryeziu, Xhaka, Veliu; Brruti, Vitija, Ferati; Nyavedji, Hazrollaj, Aliu;

Prishtina: Nika; Bytyqi, Sinanii, Useini, Muja; Islami, Hamiti; Hyseni, Pefqeli, Kryeziu; Blesa;

/GazetaBlic Sport/