Skuadra e Malishevës do të përballet nesër me atë nga Islanda, Vikingur Reykjavik.
Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:15 dhe vlen për raundin e parë kualifikues në Conference League, shkruan GazetaBlic Sport.
Nuk do të jetë një ndeshje aspak e lehtë për skuadrën kosovare, sepse kundërshtari vjen nga një formë e lartë dhe është në mes të kampionatit.
Vikingur kryeson renditjen tabelare në Islandë, duke siguruar 30 pikë nga 14 ndeshje, prej tyre 9 fitore, 3 barazime dhe vetëm dy humbje.
Natyrisht, Malisheva ka poashtu kualitetet e saj, por që kujdesi duhet të jetë i shtuar, aq më shumë për faktin se kundërshtari ndodhet në fazën më të mirë të përgatitjes fizike.

/GazetaBlic Sport/


