Sporti

Malisheva deponon ankesë në FFK për gjyqtarin Bejtullahu: Turpi s’ka brina!

05/08/2023 15:20
nga:L J

Sot, klubi i Malishevës ka deponuar një ankesë në FFK, kundër referit Mervan Bejtullahu të ndeshjes Dukagjini – Malisheva, e cila u zhvillua fundjavën e kaluar.

Sipas tyre me vetëdije të plotë, pa etike dhe llogaridhënie profesionale dhe pa përgjegjshmëri personale, shkaktoi skandalin e tij të radhës duke dëmtuar rëndë skuadrën e tyre me referimin e tij skandaloz, duke prishë imazhin e FFK-së dhe duke kriminalizuar futbollin.

Po ashtu, ata planifikojnë të bëjnë ankesë në organet disiplinore të UEFA-s. Sipas tyre derisa Mervan Bejtullahu bartë emblemën e UEFA-s, është e drejtë e tyre që me ankesë t’i drejtohen shtëpisë më të madhe të futbollit dhe është përgjegjësi e UEFA-s që të shqyrtohet rasti kundër atij gjyqtari.

Gjithnjë sipas deklaratës së klubit të Malishevës, Mervan Bejtullahu duhet të ndalet, jo për hirë të tyre, por për hirë të futbollit në përgjithësi.

Ata gjithashtu paralajmëruan që do të ankohen në çdo instancë të UEFA-s lidhur me skandalet e qëllimshme të Mervanit për gjatë tërë kampionatit, jo vetëm për ndeshjen e fundit. Dhe se janë duke mbledhur dëshmi, argumente dhe videoincizime të cilat pasqyrojnë realisht veprimet e Mervan Bejtullahut gjatë referimeve te ndeshjeve dhe do të deponohen në UEFA.

Turpi s’ka brina, shkruajtën në fund klubi!