Sporti

Malisheva mposht kampionin, merr tre pikë të arta

05/05/2022 16:55
nga:E K

Ballkani ka pësuar humbje sot ndaj Malishevës në ndeshjen e parë pas shpalljes kampion i Superligës së Kosovës.

Skuadra e Malishevës ka fituar në udhëtim me rezultat 2-3, shkruan GazetaBlic Sport.

Për fitoren e Malishevës shënuan: Sobowale, Hyseni dhe Shabani, kurse realizatorët e golave  për vendasit ishin  Rrahmani dhe Krasniqi.

Me këtë fitore skuadra e Malishevës shkon në kuotën e 43 pikëve, aq sa ka edhe Drenica që aktualisht po zhvillon ndeshjen me Llapin.

/GazetaBlic Sport/