Mbrëmë ishte afati i fundit për zgjedhjen e Presidentit të ri të vendit.
Megjithëse kishte dy kandidate të propozuara nga partia, Lëvizja Vetëvendosje, të njëjtat nuk arritën të marrin votat e nevojshme për zgjedhjen në krye të shtetit.
Kuvendi dështoi t’a zgjedhë Presidentin në afatin e përcaktuar nga aktgjykimi i fundit i Kushtetueses dhe si rrjedhojë vendi shkon automatikisht në zgjedhje.
Në lidhje me situatën e krijuar kush ‘fiton’ dhe kush ‘humbet’ më shumë nga subjektet politike, ka folur për “Gazeta Blic”, njohësja e zhvillimeve politike, Afërdita Maliqi.
Maliqi tha se duke patur parasysh rrethanat që shkaktuan zgjedhjet, sipas saj të njëjtat do të mundohen të fajësojnë njëra-tjetrën.
“Tashmë jemi futur në afatin kushtetues për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe për herë të parë vendi shkon në zgjedhje për presidentin, për mungesë vullneti politik nga partia që ka dalë e para në zgjedhje e 28 dhjetorit. Duke pas parasysh rrethanat që shkaktuan zgjedhjet, partitë politike kanë mu mundu me fajësu njana tjetrën” deklaroi Maliqi për “Gazeta Blic”.
Sipas Maliqit s’pritet ndryshim rrënjësor i rezultatit në zgjedhjet e ardhshme.
‘Sidoqoftë, nuk mendoj se mund të ketë ndonjë ndryshim radikal në rezultat, por në përqindje të vogël’ deklaroi Maliqi në përgjigjen e saj.
U.D së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka ftuar për nesër në takim subjektet politike për të diskutuar për caktimin e datës së re të zgjedhjeve.
Deri tani pjesmarrjen e konfirmuar për “Gazeta Blic” nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
/Gazeta Blic/
LAJMI I FUNDIT: S’ka President, vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme!


