Kuvendi i Kosovës dështoi të zgjedhë Presidentin e ri.
Si rrjedhojë vendi shkon me automatizëm në zgjedhje të parakohshme.
Kryeministri Kurti tha në sallën e Kuvendit se opozita nuk pati asnjë vullnet për të arritur një marrëveshje.
“I provuam të gjitha” – tha Kurti që renditi një sërë ofertash që i kishte bërë opozitës.
Nga PDK-ja theksuan se me përfundimin e afatit kushtetues për zgjedhjen e Presidentit është shmangur një ndër shkeljet më të rënda të Kushtetutës dhe një tentativë e rrezikshme për demokracinë e Kosovës.
“Përpjekjet për të imponuar një proces të njëanshëm dhe jashtë kornizës kushtetuese dështuan. Institucionet e Republikës dhe rendi kushtetues u mbrojtën” – thuhet në reagimin e PDK.
Megjithëse pati dy kandidatura të propozuara nga Lëvizja Vetëvendosje, Feride Rushiti dhe Hatixhe Hoxha, të njëjtat nuk arritën të marrin votat e nevojshme për t’u zgjedhur në krye të shtetit.
Sipas akt-gjykimit të fundit të kushtetueses vedni brenda 45 ditësh shkon në zgjedhje.
/Gazeta Blic/


