Lajme

Maliqi: Edhe ky mund të jetë qëllimi i Kurtit, për aksionin në veri!

09/21/2021 12:03
nga:Gazeta Blic

Njohësi i çështjeve politike, Shkëlzen Maliqi, në një bisedë për Gazeta Blic, e ka komentuar situatën në veri të Mitrovicës.

Sipas Maliqit, tanimë nuk është gjithçka e qartë, për shkak që tani për tani, nuk dihet qëllimi i kësaj situate.

Madje, ai ngre dyshime se mund të jetë edhe metodë e kryeministrit Albin Kurti, për bllokim të proceseve, që sipas tij, është prolonguar nga ana e tij që një kohë të gjatë.

“Është një bllof i ri. Një ashpërsimi artificial. Nuk është se ka rrrezik të madh por ngriten pak tensionet. Më shumë është një përkujtim për BE-në që te menaxhojnë më mirë situatën mes Kosovës dhe Serbisë. Por, te shohim a është mjet për bllokadën e proceseve që tash e një kohë e ka prolonguar qeveria Kurti”, ka thënë ndër të tjera Maliqi.

Maliqi i ka komentuar edhe protestat nga serbët e veriut, për të cilët thotë se nuk është asgjë tjetër: përveç tentimit për demostrim të fuqisë së tyre.

“Ata po bëjnë demostrim të fuqisë dhe në kuadër të mospajtimit. Serbia gjatë gjithë kohën na kanë kushtëzu me këto tabela. Nuk besoj që mund të shkojnë përtej njëfarë vije të kuqe, se Serbia nuk e ka vetëm këtë problem, ka probleme në Mal të Zi dhe Bosnjë. Kështu që, nuk kanë çfarë të bëjnë. Shohim që i ka afruar edhe ushtarët në kufi me Kosovën, por këto gjëra nuk bëhen në këtë kohë. Këtë e din edhe vetë Vuçiqi”, ka thënë në fund Shkelzen Maliqi.

Fatmir Sheholli tregon skenarin për situatën në veri: Këtë vendim pritet ta merr sot Vuçiq!