Lajme

Makina përplas tufën e deleve në Devoll

11/04/2022 21:49
nga:Y I

Një tufë dele në Devoll patën fatin e keq mbrëmjen e sotme pasi u përfshinë në një aksident rrugor fatal.

Në afërsi të fshatit Vranisht, mjeti tip “Benz” ka përplasur 30 dele në pronësi të një banori të këtij fshati.

Zjarrfikësja ka bërë të mundur pastrimin e vendngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në komisariat.