Portieri i Milanit, Mike Mengian, tha se është krenar që mban shiritin e kapitenit tek kjo skuadër.
Reprezentuesi francez rinovoi kontratën e tij me klubin e Milanos në janar, duke nënshkruar një kontratë të re deri në vitin 2031. Në fillim të sezonit, atij iu dha shiriti i kapitenit të ekipit.
“Të jesh kapiten i ekipit është një përgjegjësi e madhe dhe jam krenar për këtë”, tha Maignan për DAZN.
“Nuk ke pse të luash një rol – thjesht duhet të jesh vetvetja dhe të japësh shembull, pa abuzuar me shiritin e kapitenit ose statusin tënd. Më dhanë shiritin e kapitenit sepse jam ai që jam. Në të kaluarën, u kam thënë trajnerëve në shkollë se nuk kam nevojë për të sepse ndihem si kapiten edhe pa të. Megjithatë, sot është një krenari e madhe për mua”, shtoi roja.
/GazetaBlic Sport/


