Sporti

Mahrez: Dua të përfundoj karrierën time te Manchester City

09/23/2022 16:33
nga:E K

Loja e Guardiolës dhe titujt e fituar e bindën Riyad Mahrez se ai është në ekipin e duhur dhe për mikrofonat e faqes zyrtare të klubit, ai u betua për dashuri të përjetshme për “qytetarët”.

“Mendoj se mund të luaj për një kohë të gjatë. Do të shoh se çfarë do të më presë tek e ardhmja. Pas futbollit ende nuk e di, po mendoj për këtë gjë. Unë e dua futbollin dhe gjithmonë kam dashur të jem i suksesshëm në këtë sport, ky ka qenë qëllimi im dhe do të jetë e vështirë të dalë prej saj.

Unë absolutisht dua ta përfundoj karrierën time te Manchester City”, është shprehur ai.