Lajme

Macron pas konkluzioneve të Këshillit të Evropës: Ky është një moment historik

06/24/2022 00:21
nga:Arsim Buxhovi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka thënë që javën e kaluar në Kiev janë zotuar që të punojnë për t’i dhënë Ukrainës statusin e kandidatit për në BE.

“Në Kiev javën e kaluar, ne morëm një angazhim: të punojmë për t’i ofruar Ukrainës statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Këtu jemi. Sonte hapim një etapë të re për Ukrainën, për Moldavinë, për Evropën. Është historike”, shkroi ai në Facebook.

Ndryshe udhëheqësit e BE-së vendosën të enjten t’i japin Ukrainës dhe Moldavisë zyrtarisht statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian, bëri të ditur në Twitter presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.