Lajme

Macron paralajmëron “vendim të qartë” për situatën në veri

06/01/2023 19:16
nga:Genita C

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka thënë se gjatë javëve të ardhshme do të ketë “vendim të qartë” për situatën në veri të Kosovës.

Macron tha se për një gjë të tillë u pajtuan gjatë takimeve me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe liderët lokalë – presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Presidenti francez i bëri këto komente në një samit evropian që po zhvillohet në Kishinjev të Moldavisë, transmeton REL.

Më herët, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se ka diskutuar për situatën aktuale në Kosovë me presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz si dhe si dhe përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell.

Takimi u zhvillua në margjinat e një samiti evropian që po mbahet në Kishinjev të Moldavisë.