Lajme

Macron: Ndryshimi i regjimit në Iran do të rezultonte kaos

06/17/2025 21:31
nga:Sh R

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, sapo ka folur në samitin e G7 në Kanada.

Ai thotë se do të ishte një gabim i madh që një ndryshim regjimi në Iran të arrihej me mjete ushtarake, sipas raportimeve nga Reuters dhe agjencia e lajmeve AFP.

Ai thotë se një ndryshim regjimi do të sillte “kaos” dhe beson se kombet duhet të kthehen në tryezën e negociatave për të diskutuar programin bërthamor të Iranit.

“Unë besoj se kemi nevojë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës t’i sjellin të gjithë përsëri në tryezë”, thotë ai, ka raportuar BBC.