Lajme

Macron arrin në kryeministrinë e Shqipërisë

05/17/2025 09:36
nga:Sh R

Presidenti francez, Emmanuel Macron ka mbërritur në kryeministrin e Shqipërisë.

Atë e priti kryeministri shqiptar, Edi Rama.

Macron qëndroi për një natë në Tiranë, pasi të premten ai ishte pjesëmarrës në Samitin e VI të Komunitetit Politik Evropian.

Sipas gazetarit Besnik Tahiri, gjatë ditës së sotme, Rama dhe Macron do të zhvillojnë takim bilateral, e më pas presidenti francez do të marr pjesë në një samit që ka të bëjë me ekonominë.