Sporti

Luuk de Jong pozitiv me Covid-19

04/03/2022 11:19
nga:E K

Shqetësimet me COVID-19 janë rikthyer në La Liga.

Sulmuesi i Barcelonës, Luuk de Jong ka rezultuar pozitiv në testimet e fundit ndaj koronavirusit, shkruan GazetaBlic Sport.

Luuk de Jong do t’i mungojë Xavit për derbin ndaj Sevillas dhe në Europa League ndaj Frankfurtit.

Kështu Luuk i bashkohet mungesave të Barcelonës: Ansu Fati, Samuel Umtiti, Sergi Roberto dhe Sergino Dest.

/GazetaBlic Sport/