Lajme

Lutfi Haziri për vrasjen e policit kosovar në veri: Është goditje për paqen dhe shtetin e Kosovës, në këtë situatë na duhen më shumë se kurrë aleatët

09/24/2023 12:29
nga:Lorik J

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka reaguar për vrasjen e policit kosovar, Afrim Bunjaku dhe plagosjen e policit, Alban Rashiti sot në mëngjes në Mitrovicën e Veriut.

Haziri thotë se kjo ngjarje është goditje për paqen dhe shtetin tonë – teksa i shpreh ngushëllime familjes Bunjaku, përcjell GazetaBlic.

Ja postimi i Hazirit:

“Sulmi në pritë ndaj patrullës se policise kufiitare në Veri, ku si pasojë u vra rreshteri i policisë, Afrim Bunjaku dhe u plagos polici Alban Rashiti, është
goditje në paqen dhe shtetin e Kosovës.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Bunjaku. Policit të plagosur uroj t’i kthehet familjes dhe jetes.Krenar me Ju, gardianët e kufirit të Kosovës.

Në këtë situatë të rëndë të përballjes me krimin e shkaktuar nga fallangat e Serbisë, Kosovës i duhen më shumë se kurrë aleatët tanë të përhershëm për koordinim dhe durim që shteti t’i gjejë dhe arrestojë këta kriminelë”, shkruan Haziri.

/GazetaBlic