Lajme

Lutfi Haziri: LDK është gati për të bërë rikthimin e madh politik!

02/21/2024 18:41
nga:Y I

“LDK nga 19 nëntori 2023 është plotësisht gati me marrë përgjegjesi dhe me ba rikthimin e madh politik”

Kështu po deklaron për “Gazeta Blic”, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri.

Haziri tha se tashmë ky subjekt politik ka kthyer besimit tek qytetarët.

“Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nga 19 nëntori 2023 është plotësisht gati me marrë përgjegjesi dhe me ba rikthimin e madh politik. Zgjedhje të brendshme politike, reformë strukturore, mobilizim e rikthim besimi te qytetaret, program sektorial, detaj e opsione për zgjidhjen e problemeve të brendshme të Kosovës” deklaroi Haziri për “Gazeta Blic”.

Ai tutje tha se, LDK-ja, mund të kthejë besimin tek partnerët dhe të forcojë rolin e Kosovës në rajon.

“Rikthimin e besimit te partneret, forcimi i rolit të Kosovës në regjion dhe shpresë për hapa të sigurtë në integrime BE dhe NATO.Koha me ba lirin e Kosovës për të gjithë, me shtri Pavarësinë e Kosovës në tërë vendin dhe demokraci funksionale e për qytetaret. LDK-ja është e vetme qe garanton stabilitet, bashkëpunim ,zhvillim të vendit e siguri juridike për të gjithë” deklaroi Haziri për “Gazeta Blic”.


Lutfi Haziri, Nënkryetar i LDK-së!

Njëjtë ka deklaruar gjatë ditës së sotme edhe Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.

Gashi tha se Lëvizja Vetëvendosje tashmë ka dështuar dhe se po vjen koha e LDK-së.

“Me 62 çështje (pika) ende pa u zgjidhur, kuvendi vazhdon te mbetet ne një periudhë sfiduese. Deshtimi i seancave plenare thekson nevojën për të rikthyer rendin parlamentar, VV ka deshtuar.Koha e LDK-së po vjen” shkruan Gashi pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë raporton “Gazeta Blic”

/Gazeta Blic/

Arben Gashi: VV-ja ka dështuar, koha e LDK-së po vjen!