Lajme

Lutfi Haziri: Kërkesat e qytetarëve më bindën që të rikandidojë

08/19/2021 20:38
nga:M K

Kreu aktual i Gjilanit, Lutfi Haziri ka treguar arsyen që e shtyu atë të rikandidojë.

Ai tha se përgjatë angazhimeve në qytet, ka parë kërkesa të shumta të qytetarëve, me ç’rast është bindur që të kandidojë sërish, përcjell GazetaBlic.

Tutje ai shtoi se kjo është një mundësi e mirë që t’i mbyllë projektet që kanë mbetur në fazën e projektimit.

“Duke parë kërkesën e qytetarëve e Gjilanit nga angazhimet ditore, më kanë bë më të përgjegjshëm që të mendojë sërish, pra rikandidimin.

Ideja është që t’u dhurojë atyre edhe një tjetër shans për zhvilim, përfundimin e atyre projekteve që i kam filluar, ose thënë më mirë për të qenë një kujdestar politik”, tha Haziri në Debat Plus.

/GazetaBlic/