Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, thotë se arsyeja pse i humbën zgjedhjet lokale në Prishtinë, është koalicioni jo i duhur që është bërë në atë kohë, raporton Gazeta Blic.
Haziri thekson se Arban Abrashi nuk arriti të fitojë në balotazh me Shpend Ahmetin, ishte fakti që LDK nuk bëri koalicion me AKR-në, e cila kishte dalur e treta në ato zgjedhje në kryeqytet.
Ndërsa, koalicionin me AKR-në e kishte bërë Lëvizja Vetëvendosje, që në atë kohë kishte kandidat Shpend Ahmetin.
“Ne e kemi humbur Prishtinën në vitin 2017 për shkak që partia (LDK v.j.) nuk e bëri koalicionin e duhur. Arban Abrashi nuk kishte cfarë të bënte më shumë. S’ka pas faj ai”, tha ndër të tjera Haziri në Debat Plus.
Lutfi Haziri: Kërkesat e qytetarëve më bindën që të rikandidojë


