Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, përmes një shkrimi në Facebook ka theksuar se kryeministri Kurti do të mbahet mend për hapjen e Kosovës ndaj Serbisë.
Haziri ka thënë se të gjithë kryeministrat tjerë e kanë hapur Kosovën ne raport me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut dhe me Malin e Zi, ndërsa, i vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë është Albin Kurti.
“Kryeministri Kurti do të mbahet në mend për hapjen e Kosovës ndaj Serbisë.Të gjithë kryeministrat tjerë e kanë hapur Kosovën ne raport me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut e me Malin e Zi. Ndërsa, i vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë është Albin Kurti sepse të gjithë qytetarët e Kosovës të pakicës serbe të cilët kanë dy shtetësi, tani do t’i përdorin letërnjoftimet serbe për hyrje/dalje në të gjitha vendkalimet kufitare” shkruan Haziri në Facebook raporton Gazeta Blic.
Tutje Haziri shkruan se kryeministri Kurti dhe Qeveria që ai udhëheq kanë trajtuar e vazhdojnë të trajtojnë çështje teknike në dialog, duke i përjashtuar çështjet politike.
Shkrimi i plotë:
Kryeministri Kurti do të mbahet në mend për hapjen e Kosovës ndaj Serbisë
Të gjithë kryeministrat tjerë e kanë hapur Kosovën ne raport me Shqipërinë, me Maqedoninë e Veriut e me Malin e Zi.
Ndërsa, i vetmi që e ka formalizuar hapjen totale ndaj Serbisë është Albin Kurti sepse të gjithë qytetarët e Kosovës të pakicës serbe të cilët kanë dy shtetësi, tani do t’i përdorin letërnjoftimet serbe për hyrje/dalje në të gjitha vendkalimet kufitare.
Kjo është ajo situata win-win që edhe Prishtina ndihet fituese në këtë marrëveshje sepse lehtëson hyrje-daljet e qytetarëve, e po ashtu edhe Beogradi ndihet fitues sepse ka detyruar që qytetarët e Kosovës të pakicës serbe kanë të drejtë ta kenë letërnjoftimin e Serbisë dhe të hyjnë e të dalin me dokument të Serbisë e jo të Kosovës.
Pra, ky kryeministër e kjo qeveri kanë trajtuar e vazhdojnë të trajtojnë çështje teknike në dialog, e duke i përjashtuar çështjet politike.