Lajme

Lushtaku takon kryetarët e Bashkësive Islame, falënderon hoxhallarët për kontributin e tyre

02/03/2025 17:39
nga:Genita C

Mërgim Lushtaku, kandidat i PDK-së për deputet u takua me kryetarët e Bashkësisë Islame të qyteteve Prishtinë, Mitrovicë, Podujevë, Drenas dhe Skenderaj, raporton GazetaBlic.

Ai theksoi angazhimin e hoxhallarëve në promovimin e paqes dhe tolerancës, duke u shprehur mirënjohës për mësimet dhe këshillat e tyre që inkurajojnë jetesën me vlera njerëzore, moral, bamirësi dhe respekt ndaj njëri-tjetrit.

Lushtaku shprehu falënderimet për kontributin e çmuar të hoxhallarëve në shoqëri.

E plotë:

Gjatë këtyre ditëve, kisha nderin të takoj kryetarët e Bashkësisë Islame të Prishtinës, Mitrovicës, Podujevës, Drenasit dhe Skenderajit.

Hoxhallarët kanë qenë gjithmonë aktivisht të angazhuar në promovimin e paqës dhe tolerancës. Me mësimet dhe këshillat e tyre të përditshme, na inkurajojnë të jetojmë me vlerat më të larta njerëzore, moralin, besnikërinë, bamirësinë dhe respektin ndaj njëri-tjetrit.

Gjithmonë mirënjohës ndaj kontributit tuaj!